news blog logo

Dove le etnie si fanno conoscenza.


news menu leftnews menu right
Home Articoli in lingua Shqip Thirrje për një “Rilindje Kombëtare” Share
Thirrje për një “Rilindje Kombëtare” Stampa E-mail
Valutazione attuale: / 30
ScarsoOttimo 
Shqip
Scritto da Janni Luan Cajku   
Domenica 16 Gennaio 2011 15:44

Ndizni dritat! Mos i fikni dritat! Përse qëndroni në errësirë si kuaj të vjedhur? 

Në errësirën natyrale siç është ajo e natës, edhe në netët e stërgjata të dimrit, në mos hëna, yjet, në mos yjet dritat e ndezura japin shenja jete. Ështe thjeshtë një ritual. Pas pak orësh qielli ndriçohet nga dielli, rrezet e tij arrijnë të ngrohin tokën dhe jeta vazhdon qetësisht.

Në të gjithë botën ndodh një dukuri e tillë. Në të gjithë botën egziston nata dhe dita (edhe atje ku mungojnë dritat elektrike). Mëndja e njeriut, sigurisht, i ka përmbledhur  në ditë, ditët në javë, javët në muaj, muajt në stinë, stinët në vite e kështu me rradhë… 

Po si është e mundur një gjë e tillë? Përse egziston nata dhe dita?

“Janë punët e Perëndisë” thoshte një i moshuar, kur të vegjëlit i drejtonin një pyetje të tillë. Janë punët e Zotit dhe mos u merrni me ta. Mos humbni kohën me lojra e me pyetje të kota. Shkoni e mësoni, bëni detyrat dhe lexoni. Lexoni sa më shumë, që të beheni të ditur. Kështu gëzoni prindërit dhe na mësoni edhe ne që nuk kemi shumë shkollë.

Vendi ynë ka nevojë për njerëz të ditur e të shkolluar.

Fëmijët e përqeshnin  prapa kurrizit. E quanin plak të rrjerrur nga trutë e kokës, plak zevzek dhe injorant. Njeri që nuk e njihte shkencën dhe nuk dinte të shuante kuriozitin e tyre.

Ishte një plak i papunë që e bezdisnin fëmijët kur luanin për një kohë të gjatë. Ishte i fiksuar me shkollën dhe me dritën. Në një moshë relativisht të madhe, kishte mësuar të shkruante dhe të lexonte. Urrente errësirën. Shtëpia e tij, atje në kodrinë, ngjasonte me një hidrocentral. Që me ditë, ndizte dritat në të gjithë shtëpinë. Jusifikohej duke thënë që Partia e mbajti fjalën e dhënë, komunizmi na nxori në dritë.

Shqiperia kishte dhe ka nevojë për drita. Prandaj: Ndizni dritat! Mos i fikni dritat! Përse qëndroni në errësirë si kuaj të vjedhur?  .

Ai urrente politikën. Por, në njërën dorë mbante gjithmonë gazeta të ndryshme dhe në tjetrën shtrëngonte një shkop të vjetër, kujtim nga babai që e kishin vrarë në luftën me gjermanët. Ishte i fiksuar me atë shkop ku mbeshteste trupin e tij të kërrusur nga pesha e viteve dhe puna e rëndë. Nuk e pranonte që tashmë ishte plakur.

Nuk e mbante veten për të tillë, por të tjerët thonin që ishte njeri i zgjuar. Jo më kot e kishin zgjedhur të parin e vëndit.

Shtëpia e tij nuk ishte kurrë bosh. Atje kishte gjithmonë vizita. Vizituesit duhet të qëndronin deri në mbrëmbje vonë, pasi ai priste me padurim momentin që ti ftonte miqtë, të dilnin në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai mburrej para tyre, teksa me gishtin që i dridhej mundohej të numëronte dritat e ndezuara në qytetin e tij.

Prapa asaj drite - thoshte plaku: qëndron një doktorr, një avokat, një inxhinier, një mësues, një profesor, një gazetar... Prapa atyre dritave qëndrojnë “yjet” që do të ndriçojnë qiellin shqiptarë në netët e errëta. Qëndrojnë perlat e shoqërisë Shqiptare, qëndron e ardhmja e Kombit tonë.

-Thoshte ai: ndërsa zgurdëllonte sytë për të numëruar dritat edhe atje ku nuk ishin ndezur ende.

Sa herë që  marrë “rrugën e kthimit” më duket sikur dëgjoj zërin e tij të çjerrë nëpër rrugët ku ai dikurë kalonte. Zeri i tij përzihet me erën e ftohtë që më përplaset në trup dhe si një grusht hakmarrës dhe i pamëshirshëm, më rrok e më hedh tutje.

Kacavjerrem në xhamat e një dyqani me emrin “Italia”. Në dritëhije lexoj listën ë çmimeve marramëndëse. Ndalem tek etiketa e një kapeleje të rendomte e të shëmtuar ku shkruhej “Made in Turkey”. Dy djem, ndalin një makinë me targa TR, hapin derën dhe zbret një zonjushë me fustan të shkurtër, dy këmbë valëzonin ëmbël mbi takat e larta.

Tymi i gazit të makinës që vërsulet dhe kalon semaforin e kuq, më turbëllon shikimin. Dy gji të mrekullueshëm po më kërkonin një cigare dhe miqësisht po më ftonin për një xhiro.

Oh përdreq! Ishte, zonjusha që po më fliste.

Ngrihem. Ndez dy cigare.

Degjoj zërin e saj ndërsa larghohej në drejtim të kundërt. Kaloj rrugën, me sy kërkoj pishat e larta dhe lulishten ku dikur luaja me shokët. Një pallat i stërmadh më shuan ç’do kureshtje. Era e ftohtë, përzihet me shiun, kthehet një një furtunë kur zëri i plakut rikthehet të më torturojë përsëri.

Vë duart në kokë, mundohem që të mbyll veshët për të mos e dëgjuar. Por zëri i tij i ngjirrur më gërvisht edhe shpirtin ndërsa ulëret: “Ndizni dritat! Mos i fikni dritat! Përse qëndroni në errësire si kuaj të vjedhur?”

Dëgjoj zhurmën ë hapave të tij, nëpër rrugët që kaloj. Dëgjoj trokitjet e shkopit të tij  prapa çdo dere që është e mbyllur dhe i ka dritat e fikura. Njëllojë si atëherë kur ai bridhte lart e poshtë nga mëngjezi deri në darkë vonë.

Nëse dikur, dera ku ai trokiste, hapej, ose të paktën brënda shtëpisë një dritë ndizej, sot, ulërimat e tij duken sikur bien në veshë të shurdhër. Po me mua ç’ka? Përse më përsekuton me pyetje që nuk di t’ju jap një përgjigje?

Ku janë “yjet”? Ku janë perlat e shoqërisë Shqiptare? Ku kanë përfunduar ata fëmijë që dikur vraponin nëpër shtëpia për të bër detyrat dhe mbanin dritën ndezur deri natën vonë.

Ku janë ata “Yje” që  nuk lodheshin duke  lexuar, të shtyrë nga një etje të madhe për të mësuar. Ku janë? Ku kanë përfunduar? Me se merren? Përse vëndi është në errësirë? Ku janë “yjet”, që plakut i zgjasnin jetën kur i shikonte që studionin prapa dritave! Përse nuk i ndezin dritat? Përse këta njerëz qëndrojnë në errësirë si kuaj të vjedhur? Përse? Përse….? Përse kaq shumë errësirë?

Përse persëri Vendi im është në terr?

Oh, për atë Perëndi!

Çfar tmerri të shohësh Vendin të zvarritur nga njëra skëterrë në tjetrën! Oh zemër e bekuar mos më lër, mos pusho së rrahuri, ndonëse, jetojmë në një periudhë kohe jo të mirë. Në një situatë të pa imagjinuar kurrë më parë.

Një Zot (nëse egziston) është dëshmitarë, që ne jetojme në një realitet tepër të hidhur. Kur ne ëndërronim, meritonim lirinë dhe luftonim për demokraci, është ngritur një duhmë e zezë dhe ka mbështjellur Vendin në krahët e sajë me forcë. E zhvesh nga ajo bukuri që e karakterizon ngahera, e lë lakuriq, e lyen me katran dhe e braktis atje ku Bota mban sehir. Shqiperia ime, ndonëse relativisht e vogël, është një ndër vendet më të bukura që kam parë ndonjeherë.

Oh djall I mallkuar!

Oh Perëndi përse! Përse Shqipëria ime është kaq fatkeqe? Përse ngjan me një dasëm të çuditshme? “Aty ku nusja është pa dhëndërr, krejt e veshur me të zeza. Krushqit vijnë nga të katër anët, por dasmorët nuk vallëzojnë. Ata ulërasin. Klithmat e tyre ngjasojnë me një këngë, por në realitet, burra e gra janë në vaj”.

Ajo duhmë e zezë, me forcë, dhunon ëndërrat e të gjithëve, i’u helmon shpirtin deri në qelizën e fundit. Grabit hapurazi dhe pa pikë mëshire edhe shpresat e atyre pak njerëzve që kanë akoma një lidhje me Perëndinë, duke ju futur të ligën deri në kockë.

Vendi është në errësirë.

Errësirë. Kudo që të shkosh errësirë, sepse “Yjet” që plaku adhuronte aq shumë janë larguar. Kanë arritur në vende të huaja, ndricojnë një pjesë qielli që nuk i përket Vendit të tyre. Janë të hidhëruar, janë të lënduar, janë të zhgënjyer, nga ajo dasëm e shpifur dhe perverse që vazhdon të celebrohet në Vendin e tyre. Ata urrejnë errësirën, kanë nevojë për dritë për të jetuar, kanë nevojë për liri për të ushqyer shiprtin e tyre që urren izolimin.

Të tjerët janë strukur diku, për ti shpëtuar verberimit, për të shmangur injorimin dhe skllavizmin e mëndjes së tyre, nga kjo natë vrasëse që ka mbuluar Vendin.

Jo vetëm “Yjet” por edhe një pjesë e mire e njerëzve kanë marrë arratinë në të katër anët e botës. Duke lënë vëndin në duart e çakejve, të hajdutëve dhe të lugjetërve që po coptojnë, po plaçkisin dhe kanë zënë diellin duke lënë popullin në errësirë.

Por le të mos harrojmë e t’ju kujtojmë të ligëve që jo të gjitha “Yjet” kanë frikë. Kur ka qënë e nevojshme ata kanë vërtetuar që nuk trëmben nga çensurat e një sistemi të sëmure, krijuar nga mëndja djallëzore e pushtetarëve matrapazë që shesin interesat e popullit.

Ata janë të armatosur. Kanë një armë të vetme. Zotërojnë atë armë që prej shekujsh rrëzohen sisteme të hekurta.

Tipik ai i komunizmit Shqiptarë, i ndërtuar nga njerëz që lundronin në ujëra të qelbura nga morali i tyre i ndyrë. Arma çudibërëse, është “PENA” e tyre që hedh në letra mendimet e mëndjeve të ndritura dhe bën botën të dridhet duke thyer çdo lloj korrnize dhe çrrënjos ç’do lloj sistemi autoritar.

Dikush është më i guximshëm, nuk dorzohet kacavjerret nëpër petkun e zi të natës dhe ngjitet deri në majën më të lartë. Ndez një dritë dhe fton të tjerët ta ndjekin. Ka nevoje për mbështetje, ka nevojë për ndihmë. I vetmuar nuk ja del dot.

“Me një lule nuk vjen pranvera” - thoshte plaku që urrente errësirën. Ndodh që “yjet” të fshihen nga errësira e natës por herët a vonë ata zgjohen nga zhurma e thirrjeve të dëshperuara të plakut “Ndizni dritat! Mos i fikni dritat! Përse qëndroni në errësirë si kuaj të vjedhur?” Ata, edhe larg Vendit ndriçojnë, kominikojnë me njëri-tjetrin, ruajnë ndjenjën e atëdhetarizmit. Ndaj duan, duhet ti kthejnë Shqipërisë së tyre atë ritualin e thjeshtë.

Ata.

Vetëm ata, munden të bëjnë të mundur që qielli natën të mos shëmtohet dhe vëndi të mos dorëzohet në duart e fëlliqura të çakejëve, të hajdutërve e të lugjetërve. Mund të bëjnë të mundur që njerëzit natën të flenë të qetë dhe të zgjohen në mëngjez, ndërsa qielli nis të ndriçohet përsëri nga dielli. Rrezet e tij të arrijnë të ngrohin tokën dhe jeta të vazhdojë qetësisht dhe në mënyrë natyrale.

Atëherë.

Vetëm atëherë Plaku që urrente errësirën do të mund të prehet i qetë, atje, ku dritat elektike të ndezura nuk i duhen më. Por që ka nevojë për dritën e diellit që të rriten lulet në livadhin e kodrinës ku ka zgjedhur banesën e tij të fundit.

Milano: 2011-01-16


Shkruar nga: Janni LuanCajku

Janni Luan Cajku

All Rights Reserved.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

La redazione ha ritenuto di non moderare preventivamente i commenti dei lettori. Precisa che gli unici proprietari e responsabili dei commenti sono gli autori degli stessi e che in nessun caso opinionet.net  potrà essere ritenuto responsabile per eventuali commenti lesivi di diritti di terzi.

La redazione tiene a precisare che non sono consentiti, e verranno immediatamente rimossi:
- messaggi non concernenti il tema dell'articolo 
- messaggi offensivi nei confronti di chiunque 
- messaggi con contenuto razzista o sessista 
- messaggi il cui contenuto costituisca una violazione delle leggi
vigenti (istigazione a delinquere o alla violenza, diffamazione, ecc.)

Ogni abuso sarà reso noto agli ufficiali giudicanti.

Grazie per la vostra attenzione e buona permanenza nelle pagine di opinion@

 LA REDAZIONE

Ultimo aggiornamento Lunedì 04 Aprile 2011 12:31
 

Commenti  

 
+11 #1 darina 2011-01-16 17:10
Amin!
Vertete nje artikull i bukur miku im, te merr shpirtin!
Duhet te vazhdojme ne kete rruge "lufte" me penen tone. Duhet te bejme tonen per te zgjuar shpirtat e mbytura nga basdardlleku qe ka mbuluar Shqiperine. Kushdo nga ne ka rolin e tij, une e ti kemi armen me te fuqishme qe eshte pena, ( thote populli)le ta perdorim ne kete forme, te pretendojme respektin e te drejteva elementare, e dinjitetit te shqipetarve e te Shqiperise
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+6 #2 Emiliano 2011-01-17 10:17
Artikull shum i bukur...menomale che ci siete voi di albanian news che dite come stanno le cose...non come i Tg italiani che ci fanno vedere solo quello che vogliono loro!
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+7 #3 ARTAN 2011-01-17 10:37
Ky artikull nuk t’lodh duke e lexuar por t’merr shpirtin… sepse paqyron realitetin ku ne jetojm. Nuk kam c’far t’komentoj….. fjalet me mungojne, ty nuk t’mungojn as fjalet, as mendimet, as kurajo per te treguar realitetin e shemtuar, po, po te shemtuar (mire e ke then) sa s’ka me keq.

eshte me t’verte nje artikull teper i goditur.
((((((((((Oh perëndi përse! Përse Shqipëria ime është kaq fatkeqe? Përse ngjan me një dasëm të çuditshme? “Aty ku nusja është pa dhëndërr, krejt e veshur me të zeza. Krushqit vijnë nga të katër anët, por dasmorët nuk vallëzojnë. Ata ulërasin. Klithmat e tyre ngjasojnë me një këngë, por në realitet, burra e gra janë në vaj”.))))))))))lexoj ket pjese dhe 1 lemsh me mblidhet n’stomak. Me bere t’qaj o njeri I nderuar.
Mos u ndal. Thirri edhe yjet e tjera te te ndjekin… yje qe jetoni neper bote, mos e lini Cejkun t’vetem. mblidhuni, bashkohuni, ndricojeni qiellin e kombit tuaj. Mos na lini ne duart (((e një sistemi të sëmure, krijuar nga mëndja djallëzore e pushtetarëve matrapazë që shesin interesat e popullit.)))))Faleminderit. Artani
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+5 #4 Anila 2011-01-17 11:31
E bravo Janni!
Si ne te gjithe artikujt qe shkruan, leximi eshte kaq i shpejte saqe, nuk e kupton as sa i gjate eshte. Me pelqente shume embelsia dhe romanticizmi i penes tende qe me pare, por ketu ehte si nje thirrje e deshperuar. Nuk dua te jem perseritese e parafolsit , por eshte mese e vertete, qe thirrja jote te prek thelle ne shpirt.
Oh Perendi perse?
Perse duhet akoma te vuajme nje realitet te tille????
Une nuk dua te mendoj qe Shqiperija jone e bukur nuk ka per te ndryshuar kurre, nuk mund ta pranoj nje gje te tille. Jemi popull inteligjent dhe nuk meritojme te mbetemi mbrapa vendeve te tjere vetem per fajin e nje sistemi te mbrapsht...
faleminderit edhe nje Janni per shkrimet e tua.
te pershendes
Ciccone :)
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+4 #5 Lejdi 2011-01-17 17:33
Ndonjehere s'do ishte keq sikur endrrat tona me te thella ne lidhje me kombin tone ti shprehnim me anen e penes dhe t'ia benim te ditur mbare shqiptareve kudo qe jane, sepse jam e sigurt se do rizgjonte tek ata, te njejten ndjenje qe pasqyron kaq bukur ky artikull me plot dhimbje dhe mall... duke rizgjuar dashurine per vendin tend, Shqiperine; Ne emer te se kaluares, se tashmes dhe se ardhmes !!!!!!
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+5 #6 ARIAN ZENE 2011-01-17 18:56
PERSHENDETJE Z. JANI DHE GJITHE NJEREZVE QE I DUAN TE MIREN VENDIT DHE BOTES. ME VJEN MIRE QE KA AKOMA NJEREZ QE I DHEMB SHPIRTI PER VENDIN E TYRE. PROBLEMI I SHQIPERISE ESHTE I NDERTHURUR ME PROBLEMIN E GJITHE RRUZULLIT. ME PELQEN NJE SHPREHJE; "QE TE NDRYSHOJME BOTEN DUHET TE NDRYSHOJME NE FILLIM VEHTEN TONE". PER TA LIDHUR ME SHKRIMIN, NUK MJAFTON VETEM DIPLLOMA, POR SI DO E PERDORI NJERIU DIPLLOMEN. N.Q.S. AI DO E PERDORI NE TE MIRE TE SHOQERISE, ATEHERE TE GJITHE DO DALIN ME FITIM, N.Q.S. DO E PERDORI VETEM PER INTERESIN E VET, TE VOGEL, TE PERKOHSHEM PERSONAL, ATEHERE AI DO BEHET SHUME HERE ME I KEQ SE AI QE ESHTE I PASHKOLLUAR. KJO VERTETOHET PERDITE NE SHQIPERI, KUR I DEGJON PUSHTETARET QE FLASIN "BUKUR", ME METAFORA DHE ALEGORI. DUA TE THEKSOJ PERSERI, SECILI TA FILLOJE NGA VETJA, NGA FAMILJA.
NE DEBAT ME PERSONA TE NDRYSHEM, KERKOJNE C'DO ZGJIDHJE NGA LART. POR KUSH ESHTE LART? BIJTE DHE BIJAT E POPULLIT. SA I VJEN DICKA NE DORE, DUAN TE PERFITOJNE NE MAKSIMUM.
PSE TI PO TE ISHE, NUK DO BEJE ME THONE?
KY MENTALITET NUK DO NA LERE TE VEME GJEKUNDI. TE GJITHEVE I PELQEJNE HATERET, DHURATAT, BAKSHISHET, MASHTRIMET, SI T'IA HEDHIN SHTETIT APO BASHKEQYTETARIT . JETOJ NE USA. P.SH. NUK MUND TE IMAGJINOHET QE NJE NJERI TE VEJE DHE TE MARRE NJE CERTIFIKATE ME LEKE. NUK THEM QE KETU ESHTE PERFEKT, POR KORRUPSIONI TEK NE ESHTE QE NGA NIVELET ME TE ULTA DERI TEK ME TE LARTAT. MASHTRON FSHATARI TEK BULMETI APO PRODUKTI QE NXJERR NE SHITJE, MASHTRON SHITESI TEK MALLI QE KUSHEDI KU E KA MARRE, MASHTRON NDERTUESI TEK CILESIA E MATERIALIT QE PERDOR, E ME RRADHE E ME RRADHE. PERGJIGJA JONE? ESHTE "I ZOTI"
E BEJNE NGA INJORANCA? JO, E BEJNE NGA SHPIRTVOGELSIA NE RRADHE TE PARE.
E BEJNE NGA VARFERIA? JO, DUAN TE BEHEN TE PASUR PA PUNUAR DHE SHUME SHPEJT.
NUK DUA T'JU MERZIS ME GJATE, POR NJE KERKIM I THELLE I SHPIRTIT TE C'DONJERIT DO NA NXJERRE NE DRITE.
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+3 #7 Miklovan 2011-01-18 08:54
i mrekullushem, bravo jani vazhdo keshtu
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+2 #8 bona 2011-01-18 23:43
I dashur Janni !
Se pari te pergezoj per ndjeshmerine me te cilen i trajton problemet e vendit tone, si edhe per stilin me te cilin na i servir.
Dikur,diku,kam lexuar se popuj te vegjel ne numer nuk mund te bejne kurre shtet !!!
Sa e vertete eshte kjo une nuk e di .
Sot shpesh degjojme te thuhet se ne nuk kemi , apo nuk mund te bejme nje te tille .E pra historia na tregon krejtesisht te kunderten. Popuj te vegjel, qofshin keta nen mbreteri apo nen republike parlamentare,qo fshin 20.000 apo 200.000 km katrore, kane arritur te ndertojne shtetin e tyre e te radhiten denjesisht ne mes te me "te medhenjve".
Shumekush do te pyese se c'lidhje kane fjalet e mija me shkrimin tend. Ajo qe dua te them eshte se ata "yje" te cilet ti Janni , une e te gjithe ne i shohim te largohen nga kjo toke e bekuar e quajtur Shqiperi, ndoshta e kuptojne se ketu mungon perkrahja e shtetit.Them "mungon", per te mos thene fjalen PERZENIE. Une jam mesuar ta kerkoj me pare te keqen te vetja, ndaj dhe do ta nis me veten , me te gjithe ne .C'bejme ne te gjithe per te mbajtur ndezur "dritat" qe plaku i mencur i skices tende i donte e i vleresonte? Pak, per te mos thene asgje. Mjaftohemi vetem me biseda kefenesh me tym duhani, ulemi para TV ne emisione politike e pak kush e di se ai/ajo qe po flet eshte lureuar ne Harward,Sorbone , a ku di une . E degjojme dhe shpesh me nje cmire , po po cmire, qe nuk e kuptoj nga na buron,
themi :"u bere ti te na japesh mend?! E çë pastaj se ke mbaruar jashte ? Dhe harrojme se eshte pikerisht ky delir madheshtie qe na ka demtuar e po na demton deri ne rrenim moral. Po shteti do te thoni ju ? Shteti ne vetvete jam une , ti , ne te gjithe.Ne qe nuk ngreme zerin kur na lene "si kuaj te vjedhur" por brohorasim te gjithe per miqesine Shqiperi-Timbuktu, ne qe shohim ne TV emisione me formate europiane e nuk ngreme zerin kur cmimet tona ua kalojne edhe atyre te Emirateve te Bashkuara Arabe, ne qe dalim ne sheshe per te hequr nje hajdut e per te vene nje tjeter e nuk e zeme kete shtet per fyti kur shohim qe shkollat e femijeve tane jane pa cati, pa ngrohje , pa mesues te kualifikuar , pa gjithcka.
Ne pra, po po , ne .
Perse po "shuhen"yjet ?
Sepse ne te mjeren Shqiperi ka me shume unversitete se shkolla fillore ,ne te cilet ne fillim te vitit hyjne 100 e ne fund dalin 150, te gjithe me aftesine per te qene notere , gjykates, mjeke , gjithfarelloj. Por asnje nga ata nuk eshte YLL ! Te gjithe jane flake e zbehte qiriu qe heret a vone do te fiken.
Por deri atehere.....
Si thoni ju, a u vjen mbare ketyre bishtukeve qe me shume bejne tym se drite , te drejtohen nga YJET ? Ehhhh, aspak !
I dashur Janni ! Te dashur miq !
Kur isha e vogel , por edhe sot kur jam ne nje moshe te madhe(ne shpirt ndjehem ende femije), me pelqente te ndiqja xixellonjat. Ndoshta ishte drita e tyre , ajo fosforeshente joshese qe me bente tu shkoja pas. Kenaqesi femijesh !
Ehhh, me sa pak kenaqet nje femije .
Po sikur te behemi nje here te gjithe femije ?
Yjet me sa duket jane te paarritshem per ne . Pra , le te ndjekim xixellonjat, ndoshta ato do te na tregojne rrugen per tek Yjet e vertete. Ndoshta ato do te na mesojne ta duam me shume driten , ate drite te diturise , se ciles ,me apo pa dashjen tone , po i largohemi se tepermi.
Duke e mbyllur , po citoj nje shprehje te te madhit Faik Konica :
Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj
duhet te shkruhet: "Shqipëria lindi nga zoti, shpëtoi nga rastësia,
vdiq nga politikanët".
Edhe nje here te faleminderit Janni qe na zgjon ndergjegjjen e fjetur !
Citazione | Segnala all'amministratore
 
 
+3 #9 Linda 2011-01-18 23:47
Me emocionoi aq shume sa e lexova dhe e rilexova... vertet pena jote eshte shume e forte dhe godet ne shenje Janni!!!
Complimentet e mija dhe kjo thirrje per rilindje kombetare nuk duhet te bjere ne vesh te shurdhet.... po kthehemi perseri ne vargjet '' Zgjohuni ju shqiptare prej gjumit zgjohuni, dhe te gjithe si vllazer ne nje bese shtrengojuni...''
Citazione | Segnala all'amministratore
 

Aggiungi commento


Codice di sicurezza
Aggiorna



Tutti i diritti riservati da: opinionet.net. | Powered by @shqip.com.